Erdogan kërcënon BE: Nëse
e ekzagjeroni, hapim kufijtë

Erdogan kërcënon BE: Nëse<br />e ekzagjeroni, hapim kufijtë
“Nëse Europa e ekzagjeron me vendimet e saj, do të lejojmë që refugjatët të kalojnë kufirin drejt vendeve të Bashkimit Europian” kështu u shpreh presidenti turk Erdogan duke kërcënuar sërish se do të prish marrëveshjen e arritur në mars të këtij viti mes Ankarasë dhe Brukselit . 

Është ky reagimi i ashpër i presidentit vetëm një ditë pasi Parlamenti Europian ngriu bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Më dëgjoni mirë, nëse shkohet më tej, kufijtë do të hapen.Nuk e keni trajtuar njerëzimin në mënyrë të ndershme. Nuk jeni shqetësuar për njerëzit në mënyrën e duhur. Nuk i morët fëmijët kur vinin në brigjet e Mesdheut. Jemi ne që po ushqejmë rreth 3.5 milionë refugjatë. Ju nuk i mbajtët premtimet. Kur 50 mijë refugjatë mbërritën në Kapikule
(kufiri mes Turqisë dhe Bullgarisë) ju nisët të thërrisnit: “ Cfarë do të bëjmë nëse Turqia hap kufijtë”
“,”shtoi presidenti turk .

Në mars të këtij viti Ankaraja dhe Brukseli nënshkruan një marrëveshje ku Turqia do të angazhohej të mbante në territorin e saj emigrantët që drejtoheshin drejt Europës e në këmbim do të merrte 6 miliardë ndihma.

Por nga ana tjetër që në fillim të akordit qeveria e Ankarasë ka kërkuar edhe liberalizmin e vizave për shtetasit turq.

Ndërsa vendimi i djeshëm mesa duke i shton tensionet mes BE dhe Presidentit, ku shtetet anëtare vlerësuan se ngrirja e bisedimeve ishte rrjedhojë e masave të ashpra të ndërmarrë në vend pas dështimit të grushtit të shtetit masa që cënonin demokracinë dhe liritë themelore.

Redaksia Online
(E.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë