Erdogan kërcënon Haradinajn: Do të japësh llogari për këtë që ke bërë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot deklaroi se Agjencia Turke e Inteligjencës me një operacion në Kosovë kapi 6 përfaqësues të lartë të organizatës terroriste FETO në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdoğan në një tubim të Partisë Zhvillim dhe Drejtësi (AK Parti) në Stamboll tha se, “Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë i kapi dhe i solli 6 nga këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t’i mbrosh ata që u përpoqën t’i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë?”
Ai më tej bëri thirrje: “Si mund t’i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t’i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë”.
Presidenti Erdoğan gjithashtu duke folur për kreun e organizatës terroriste, tha se “Edhe ai që ka ikur në Pensilvani është në telashe. Thotë ‘Çfarë do të ndodhë me mua?’. Çka ndodhi me ato në Kosovë do të ndodhë edhe me ty”.
Kujtojmë se të enjten Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) ka realizuar një goditje të rëndë ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, duke sjellë në Turqi gjashtë punonjës të nivelit të lartë të organizatës.
Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime të sigurisë, MIT ka kapur gjashtë pjesëtarë të FETO/PDY-së të kërkuar në Turqi përmes një operacioni që ka realizuar në bashkëpunim aktiv me inteligjencën e Kosovës. Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina janë sjelë në Turqi me një avion të posaçëm nga ana e MIT.
Pas këtij rasti kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kërkoi lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mali: 01/04/2018 12:28

    Aq na ben nga skermitja e dhembeve te kalbur te Erdoganit. Driton Gashi dhe drejtues te policise se kosoves duhen ndjekur penalisht per cenim te sovranitetit te republikes se kosoves.

    Përgjigju
  • kolonel: 01/04/2018 06:59

    historia perseritet sulltani kerkon koken e hairedinit sot prap nen sundimin turk MOS HARRO SHQIPTAR JE I LIRE VETEM NGA AMERIKA DHE GJERMANET

    Përgjigju
  • Mali: 01/04/2018 04:33

    Ekstradime te kesaj natyre nuk mund te behen pa vendim gjykate, prandaj vendimi i Haradinaj i drejte. Keta dy drejtues si edhe pergjegjesit ne policine e kosoves dhet te pergjigjen panalusht.

    Përgjigju
  • agron: 01/04/2018 02:23

    larg,sa më larg,shumë larg duart nga turqia. ju lutem.ju përgjërohem. amen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë