Erdogan kërcënon Sirinë
NATO: Mbështetje të plotë Turqisë

Erdogan kërcënon Sirinë<br />NATO: Mbështetje të plotë Turqisë
“Çdo prani ushtarake siriane në kufijtë e Turqisë do të konsiderohet kërcënim dhe do të jetë objektiv ushtarak”. Kështu ka thënë para parlamentit turk kryeministri Erdogan, ndërkohë që në Bruksel ishte mbledhur Këshilli i NATO-s për të shprehur mbështetje të plotë ndaj Turqisë pas rrëzimit të një avioni ushtarak turk nga ushtria siriane.

Erdogan ka qenë shumë i ashpër ndaj Sirisë duke e quajtur atë një kërcënim për sigurinë e Turqisë dhe drejtuesin e vendit Bashar al-Assad një tiran.

Erdogan përsëriti se avionic turk ishte goditur pasi kishte dalë nga hapësira ajrore siriane. Ai theksoi se kohët e fundit helikopterët sirianë e kishin shkelur pesë herë hapësirën turke, megjithatë Turqia nuk kishte marrë asnjëherë ndonjë veprim kundër tyre. Erdogan premtoi mbështetje për opozitën siriane në përpjëkjet e saj për të rrëzuar regjimin e Assad.

Ndërkohë në Bruksel sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rasmussen, shprehu solidaritet dhe mbështetje të plotë për Turqinë. Rasmussen e konsideroi të papranueshëm aktin e Sirisë dhe tha se Aleanca pret që një episod i tillë të mos përsëritet në të ardhmen.

Mbledhja e Këshillit NATO, me praninë e përfaqësuesve të përhershëm të të gjithë vendeve anëtare u mblodh me kërkesën e Turqisë në bazë të Nenit 4, që përcakton se nje shtet mund të kërkojë konsultime nëse i preket siguria dhe sovraniteti i tij. Rasmussen tha se Turqia nuk kërkoi shqyrtimin e Nenit 5, i cili kërkon veprim të NATO-s kur një prej vendeve anëtare sulmohet.

(ep/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit

Avokatja e të dyshuarit për planifikim të sulmit në Vjenë tenton të ulë seriozitetin e rastit