Erdogan, kritika të forta shteteve
islamike që nuk njohin Kosovën

Erdogan, kritika të forta shteteve<br />islamike që nuk njohin Kosovën
Erdogan ka kritikuar shtetet islamike që ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në fjalimin e mbajtur përpara anëtareve të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI), ndër të tjera ka deklaruar se detyra thelbësore e Organizatës është që të interesohet për problemet e myslimanëve në çdo cep të botës.

Ai bëri të ditur se ndjehen të hidhëruar për shkak se brenda 56 vendeve anëtare të OBI-t, ka ende nga ato që nuk e kanë njohur Qipron turke dhe Kosovën.

Erdogan ka deklaruar se nuk e kupton shtyrjen e kësaj çështjeje duke kërkuar arsye në lidhje me mospranimin.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011