Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka paralajmëruar se Bota po shkon drejt një lufte të re. Sipas mediave greke këtë deklaratë Erdogan e ka bërë gjatë një aktiviteti ku foli hapur për Luftën e III Botërore. 

to vima
(Lajmi i publikuar në gazetën greke To Vima)

“Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar njëzet bazat në Siri, bazë që është drejtuar kundër Rusisë dhe mund të bëhet shkak për të shpërthyer Lufta e Tretë Botërore. Pyetja është pse ata kanë nevojë për bazat amerikane në Siri”- tha Erdogan.

Sipas mediave greke, i presidenti i Turqisë i ka kërkuar popullit të tij të përgatiten për të gjitha mundësitë. “Le të bëhemi gati për Luftën e 3 Botërore. Ne duhet të jemi gati për të gjitha mundësitë”- tha ai.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com