Erdogan mesazh botës për mposhtjen e Izraelit: Nëse të gjithë ...!

Erdogan mesazh botës për mposhtjen e Izraelit: Nëse të gjithë ...!

Presidenti i Turqisë, Erdogan

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në mitingun e mbajtur në lagjen Yenikapi të Stambollit në mbështetje të Palestinës, ka deklaruar, "Bota islame ka mbetur në klasë në provimin e Kudsit. Jo vetëm bota islame, por në klasë ka mbetur i gjithë njerëzimi", raporton Anadolu Agency (AA).

Në mitingun nën mesazhin "Mallkuar zullumi, mbështetje Kudsit", presidenti Erdoğan ka theksuar se, "Kudsi nuk është vetëm një qytet. Kudsi është një simbol, një provim, Kudsi është Kibla. Nëse nuk mbrojmë Kiblen tonë të parë, nuk mund ta shohim të sigurtë të ardhmen e kibles tonë të fundit".

Presidenti Erdoğan më tej ka shtuar se, "Kombet e Bashkuara të cilët mbetën të heshtur ndaj pushtimi të Kudsit në vitin 1967, janë të përfshirë në mënyrë indirekte në zullum duke qëndruar vetëm si vëzhgues në të gjitha aktivitetet e pa drejta, të pa moralshme, jo legjitime dhe jo morale që Izraeli ka kryer".

"Kudsi për ne është njëlloj sikurse Çanakalaja", tha presidenti i Turqisë, duke shtuar se "Izraeli që prej vitit 1947 ka bërë atë çfarë ka dëshiruar, po ashtu edhe sot me të njëjtën pamaturi po vazhdon rrugën e tij. Ne nuk mund të injorojmë këto të vërteta. Me vendimin e fundit që morën SHBA-të u zgjatën duart edhe njëherë ndaj privatësisë të Kudsit. Mesxhid-i Aksa po ndyhet me çizmet e sionistëve radikalë që sa vijnë e shtohen. Xhamia El-Halil ndodhet ende nën pushtim dhe ne muslimanët nuk bëjmë, nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse dënojmë aktet".

"Nëse e gjithë bota, të gjithë muslimanët bëhen një dhe qëndrojnë përballë këtij zullumi, të më besoni se Izraeli nuk do të jetë në gjendje të vazhdojë i vetëm pamaturinë e tij me mbështetjen e lobingjeve ku ai ka mbështetur shpinën e tij", u shpreh Erdoğan, duke theksuar se e vetmja gjuhë që mizori i pamoralshëm kupton është forca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë