Erdogan në Greqi, “shtetrrethim” në
Athinë; 3.200 efektivë në rrugë

Erdogan në Greqi, “shtetrrethim” në<br />Athinë; 3.200 efektivë në rrugë<br>
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan do të vizitojë të enjten Greqinë, ku do të takohet me kryeministrin Alexis Tsipras, homologun Pavlopoulos dhe krerë të tjerë të lartë të shtetit grek, për të diskutuar mbi çështjet me interes të përbashkët.

Por duket se axhenda e bisedimeve të kreut të shtetit turk është lënë në hije nga diçka tjetër që ka tërhequr vëmendjen: masat masive të sigurisë të ndërmarra si nga autoritetet greke, ashtu dhe nga vetë stafi i Erdogan.

Kjo, pasi mbi 3 mijë efektivë të policisë greke kanë zbritur tashmë në rrugët e Athinës për të garantuar që çdo gjë të shkojë pa asnjë incident, ndërkohë që vetë “sulltani” ka angazhuar 200 operativë të gardës personale të tij.

Sidoqoftë, në vizitën e parë të një presidenti turk në Greqi, Erdogan do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, energjinë, emigracionin, marrëdhëniet Turqi-Evropë, zhvillimet rajonale dhe rreziqet që vijnë nga terrorizmi.

Një tjetër çështje “pikante” që presidenti turk do të ngrejë pritet të jetë ajo e dorëzimit të ushtarëve turq, të cilët u arratisën nga vendi i tyre gjatë reagimit të qeverisë së Ankarasë ndaj grushtit të supozuar të shtetit.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin helen është parashikuar edhe një konferencë për shtyp me kryeministrin Tsipras. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe

'PD ka më shumë frikë nga të vetët', Bamir Topi: Mazhoranca ka strukturë të qëndrueshme elektorale! Rama luan në fushë të madhe