Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan do të zhvillojë një tur vizitash në Amerikën Latine, ku mes datave 31 janar dhe 5 shkurt do të shkojë në  Kili, Peru, Kolumbi dhe Ekuador.

”Me vizitën e tij, presidenti Recep Tayyip Erdogan synon të përforcojë marrëdhëniet ekonomike me rajonin”, thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të shefit turk të shtetit.

Sipas zyrtarëve turq, vizita e presidentit Erdogan në Amerikën Latine do të jetë e një rëndësie të veçantë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Vizita e Erdoganit në Kili do të jetë e para pas 20 viteve, ndërkohë që vizitat në Peru dhe Ekuador do të bëhen për herë të parë