Erdogan, ndërmjetësues i krizës në
Gjirin Arab, akuzon ashpër armiqtë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në Kuvajt, kësaj here si ndërmjetësues në mes të Katarit dhe katër vendeve të tjera arabe, të cilat udhëhiqen nga Arabia Saudite.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka arritur në Kuvajt, kësaj here si ndërmjetësues në mes të Katarit dhe katër vendeve të tjera arabe, të cilat udhëhiqen nga Arabia Saudite.
Erdogan ka biseduar me emirin e Kuvajtit, Sabah Al Ahmed Al Sabah, ka raportuar agjencia e lajmeve Kuna, pa dhënë detaje shtesë.
Presidenti Erdogan ka udhëtuar edhe në qytetin saudit, Jeddah, dhe ka takuar Mbretin Salman, për të diskutuar rreth luftimit të ekstremizmit dhe çështjeve të tjera financiare.
Lideri turk pritet të vizitojë sot Katarin, në kuadër të udhëtimit të tij 2 ditorë.
Arabia Saudite, Bahreini, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe disa shtete të tjera kanë prishur të gjitha marrëdhëniet me Katarin, duke e akuzuar për mbështetje të grupeve ekstremiste, dhe bashkëpunim të ngushtë me Iranin.
Katari i mohon këto akuza, duke thënë se është i gatshëm për rregullim të marrëdhënieve, deri në momentin kur respektohet sovraniteti i këtij vendi.
“Nuk është në interesin e askujt, zgjatja e mëtejme e kësaj krize”, ka thënë Erdogan.
Gjithashtu ai ka akuzuar “armiqtë” për “ngritjen e tensioneve në mes të vëllezërve”, në këtë rajon.
Më tej Erdogan ka shtuar se Arabia Saudite si vend “me udhëheqësin më të vjetër në rajonin e Gjirit Arab”, duhet të luajë “një rol të madh” në zgjidhjen e krizës.
Deri tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për zgjidhje të krizës mes këtyre vendeve.
Në Katar gjendet një bazë ushtarake turke me rreth 1000 ushtarë.
Në këtë vend gjendet edhe baza ushtarake e SHBA-së me rreth 10,000 ushtarë, vend prej të cilit mbikqyren operacionet në Siri, Irak dhe Afganistan.
Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vettingu/ KPA lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin e prokurorit të Vlorës Dritan Marku
5 Shkurt, 23:00
-
Beograd/ Ministri i Jashtëm flet me zyrtarin amerikan: Serbia duhet të jetë ndër partnerët kryesorë të SHBA-së në Evropë
5 Shkurt, 22:50
-
Diaspora/ Balla u drejtohet emigrantëve: Regjistrohuni në KQZ, nga sot hiqet edhe pengesa e dokumentit biometrik të skaduar! Deri tani janë 94 mijë të konfirmuar (VIDEO)
5 Shkurt, 22:45
-
Non-grata e Berishës, Flogert Muça: Përtej oqeanit nuk ka lajme të mira! Beloja ndoshta e ka gënjyer, Trump ka hallin e Groenlandës apo Gazës
5 Shkurt, 22:40
-
'Vota e diasporës nuk mund të anulohet', Përparim Çaça: Jemi në mes të dasmës! Nuk mund të zhbëhet
5 Shkurt, 22:30
-
Itali/ Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë
5 Shkurt, 22:29
-
Tabaku për Primaret në PD: Duhet konkurrencë e shëndetshme brenda partisë! Teza e qeverisë teknike nuk ka rënë
5 Shkurt, 22:06
-
Kushti i Berishës rrezikon votën e diasporës, Lavdrim Krashi: Rregullat e lojës nuk ndryshohen pasi ka nisur loja! Kthupi: PD ishte e bindur se emigrantët nuk do votonin
5 Shkurt, 21:56
-
Itali/ Çmontohen 2 banda të ‘skifterëve’ shqiptarë, 61 të arrestuar! Fitimet i riinvestonin në trafik droge, sekuestrohen 8 mln euro kokainë dhe hashash
5 Shkurt, 21:55
-
Tragjike në Itali/ Helikopteri rrëzohet brenda kështjellës mesjetare, 3 viktima, mes tyre trashëgimtari i një familje të njohur
5 Shkurt, 21:43
-
Santorini shkundet nga tërmeti 5.2 ballë, më i fuqishmi deri tani! Ishulli kthehet në fantazmë, ja çfarë thonë sizmiologët
5 Shkurt, 21:29
-
Darka me kryebashkiakët e samitit 'Pakti i Qyteteve të Lira', Veliaj: Po ndërtojmë copën tonë të Europës në Tiranë
5 Shkurt, 21:18