Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e krahasoi përsëri kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me udhëheqësin e Gjermanisë Naziste, Adolf Hitlerin.

Sipas mediave të huaja, udhëheqësi turk deklaroi se ata që "ndjekin gjurmët e Hitlerit", do të pësojnë "të njëjtin fat si tiranët e tjerë gjatë historisë".

Ai e quajti Izraelin, nën qeverinë aktuale, "një fabrikë mosmarrëveshjeje që përdor gjak dhe lot" dhe paralajmëroi se ata që "sulmojnë rajonin tonë si peshkaqenë që nuhasin gjak" do të përgjigjen për veprimet e tyre.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Trump: I anulova sulmet e mëdha që kisha planifikuar për sot kundër Iranit! Pikat e marrëveshjes u miratuan nga të gjitha shtetet e përfshira në negociata