Erdogan, nismë në parlament për
kontrollin e Shërbimit Informativ
Pasi mposhti tentativën për grusht shteti, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do t'i përcjellë Parlamentit dy propozime, një për marrjen në kontroll të Agjencisë Kombëtare të Spiunimit dhe tjetrën për drejtimin e stafit drejtues ushtarak. Projektligjet pritet t'i dërgohen parlamentit ditët në vijim.
Pasi mposhti tentativën për grusht shteti, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do t'i përcjellë Parlamentit dy propozime, një për marrjen në kontroll të Agjencisë Kombëtare të Spiunimit dhe tjetrën për drejtimin e stafit drejtues ushtarak.
Projektligjet pritet t'i dërgohen parlamentit ditët në vijim.
“
Ne do të prezantojmë një paketë të ndryshimeve kushtetuese. Nëse do të miratohen Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MTI) dhe stafi drejtues i ushtrisë do të kontrollohen nga presidenca”, ka deklaruar Erdogan për TV Haber. “
Do të mbyllen shkollat ushtarake, do të ngrihet universiteti i mbrojtjes kombëtare”, tha ai.
Gjithashtu, do të ketë reduktim të numrit të ushtarëve në xhandarmëri, ndërsa do të rritet sasia e armatimeve.
Presidentit turk i duhet shumicë absolute për të miratuar ndryshimet kushtetuese dhe për këtë i duhet edhe mbështetja e partive opozitare. Edhe opozita, nga ana e saj, ka bërë përgjegjës Fetullah Gylen për tentativën e grushtit të shtetit.
Këto janë masat e fundit që ndërmerren në kuadër të dështimit të tentativës së grushtit të shtetit më 15 korrik 2016.
Ankaraja akuzon klerikun fetar Fetullah Gylen si organizatori i tentativës së "puçit ushtarak" i cili la të vdekur të paktën 246 të vdekur nga radhët e ushtarakëve, policisë si dhe civilëve.
Pavarësisht akuzave të Erdogan dhe autoriteteve turke, Gylen i cili jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mohon të ketë gisht në organizimin e grushtit të shtetit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
83.5%
-
Jo
13.4%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 381
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasojat që do t’i kishte Serbia nga sanksionimi i industrisë së naftës
10 Janar, 13:02
-
Paris Hilton tregon shtëpinë e saj të djegur nga zjarret në Los Anxhelos: Është shkatërruese të shohësh vetëm hirin (VIDEO)
10 Janar, 12:54
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
I akuzuar për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri/ SPAK kërkon në GJKKO konfiskimin e pasurive të Florenc Çapjas, familjarëve dhe shokëve
10 Janar, 12:50
-
Zyrtare/ Partizani prezanton sulmuesin e Kombëtares, firmos deri në vitin 2029
10 Janar, 12:49
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta
10 Janar, 12:27
-
Revani me miell misri me sherbet nga zonja Albana
10 Janar, 12:24
-
Inflacioni në muajin dhjetor 2.1%, shtrenjtimi i çmimeve dominon rritjen e kostove të jetesës! INSTAT: Krahasuar me 2023, inflacioni u ul nga 4.8% në 2.2% për 2024-ën
10 Janar, 12:19
-
Kek me mollë dhe kumbulla nga zonja Albana
10 Janar, 12:12
-
Spikat Vllaznia - Tirana, Superliga luan sot tre ndeshjet e para për vitin 2025
10 Janar, 12:09