Erdogan nuk ndalet,Ja çfarë kërkon
nga Trump para takimit historik

Erdogan nuk ndalet,Ja çfarë kërkon<br />nga Trump para takimit historik
Presidenti Turk, Recep Tayyip Erdogan është shprehur i bindur se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara do të shënojë një “moment historik”, në marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s që tashmë janë në momente tensioni.
 
Turqia është e zemëruar nga vendimi Uashingtonit për të furnizuar me armatim grupin e kurdëve sirianë, të njohur ndryshe si YPG, i cili nga Ankaraja konsiderohet si grup terrorist.
 
YPG lufton kundër grupit militant Shtetin Islamik.
 
Erdogan ka thënë se shpreson që bisedimet me presidentin amerikan, Donald Trump, që do të  zhvillohen gjatë vizitës së tij në SHBA më 16 dhe 17 maj, do të çojnë drejt ndryshimit të vendit të SHBA-së.
 
Në një konferencë për mediat Erdogan ka thënë se beson se Shtetet e Bashkuara janë në një “periudhë tranzitore” , dhe se një vendim i tillë për të armatosur YPG, daton nga politika e administratës paraprake.
 
Erdogan gjithashtu ka thënë se do të kërkojë ekstradimin e klerikut turk, Fetullah Gylen, për të cilën Ankaraja thotë se  ka planifikuar grusht-shtetin e dështuar të vitit të kaluar.
 
Gylen, i cili jeton prej një kohe të gjatë në SHBA, ka mohuar cdo përfshirje në puçin e vitit 2016.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie