STAMBOLL - (Ora 17:40) - Recep Tayyip Erdogan paralajmëron se nuk ka qëllim të bëjë hapa pas për projektin urbanistik të Stambollit, i cili bëri të shpërthejnë protesta në metropolin e Bosforit.
"Projekti respekton historinë, kulturën dhe ambientin - ka thënë kryeministri turk në Tunizi pak orë para rikthimit të tij në atdhe - ne mbrojmë të drejtat e shumicës dhe ruajmë bukurinë e Stambollit”, ka pohuar ai sipas një përkthimin në arabisht të diskutimit të tij, të cilit i referohet TM News.
Praktikisht, kryeministri bën të ditur se Gezi Parki nuk do të kursehet - kjo zona e gjelbër në zemër të qytetit, motivi i parë i protestave, që më pas shpërthyen kundër politikës së qeverisë turke. Projekti i kundërshtuar presupozon ndërtimin e një qendre tregtare në vend të parkut.
ERDOGAN: MES MANIFESTUESVE KA TERRORISTË
(Ora 15:49) Bursa e Stambollit ka reaguar negativisht ndaj sulmeve të reja të Erdoganit ndaj protestave që po zhvillohen në Turqi. Erdogan sot në Tunizi ka denoncuar përfshirjen e terroristëve mes manifestuesve, bën të ditur televizioni privat Ntv.
''Mes manifestuesve ka ekstremistë, disa janë të implikuar në terrorizëm dhe “militantë të kësaj organizate ishin të pranishëm në sheshin Taksim'', ka pohuar Erdogan.
ERDOGAN KTHEHET NË TURQI, PRITET VENDIMI PËR PARKUN
(Ora 10:22) E gjithë vëmendja e turqve është te kthimi i kryeministrit Recep Tayyip Erdogan nga vizita e tij në Afrikën Veriore. Të gjithë presin hapat që kreu i qeverisë do të marrë në lidhje me projektin e debatueshëm si dhe do të vendosë edhe rrjedhën e ngjarjeve në vazhdim në Turqi.
"Gjithkush është duke pritur për lajme të mira. Por ne nuk e dimë. Ndoshta ai do të vijë këtu dhe ne jemi vetëm duke pritur dhe shpresojmë se gjithçka do të shkojë mirë. Por policia ndodhet këtu dhe nuk e di se çdo të ndodhë më pas.”
Kështu është shprehur një aktivist ambientalist me shumë pikëpyetje i cili së bashku me shumë të tjerë kanë ngritur tendat e tyre në pritje të kthimit të kryeminstrit të tyre nga vizita e tij në Afrikën Veriore.
Protestuesit janë mbledhur në parkun Gezi në qytetin turk Stamboll, ku bëjnë thirrje që kryeministri Erdogan të japë sa më parë dorëheqjen. Që prej një jave protestat mbi prerjen e pemëve në Parkun Gezi në qendër të Stambollit u kthyen më pas në revolta antiqeveritare duke u degjeneruar me përleshje të dhunshme me policinë.
Manifestuesit kanë marrë mbështetjen edhe të sindikatave, intelektualëve dhe shumë artistë turq, ku dolën nëpër rrugë për të protestuar në mënyrë paqësore ndaj asaj që ata e quajnë stil i ashpër qeverisjeje dhe reagim i tepruar i policisë.
Redaksia Online
(l.c/b.y/mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com