Erdogan: Pas Gazës, Izraeli do të synojë Turqinë! Netanyahu do të vdesë në burg si Mlladiç

Erdogan: Pas Gazës, Izraeli do të synojë Turqinë! Netanyahu do të vdesë në burg si Mlladiç

Rexhep Tajip Erdogan

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka ashpërsuar gjuhën ndaj kryeministrit Izraelit, Benjamin Netanyahut.

Ditën e sotme ai është shprehur se Netanyahu është i destinuar të vdesë në burg si Ratko Mlladiç, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocidin e Srebrenicës.

“Herët a vonë kasapi i Gazës, Netanyahu dhe ata që marrin pjesë në gjenocidin në Gaza do të presin të njëjtin fund”, tha Erdogan, gjatë një fjalimi në grupin e tij parlamentar, pasi citoi ata që janë përgjegjës për gjenocidin e Srebrenicës që “presin të vdesin në burg”.

Sipas presidentit turk, nëse Izraeli nuk ndalet, do të synojë Turqinë me iluzionin se është një tokë e premtuar.

“Mos mendoni se Izraeli do të ndalet në Gaza, nëse ky shtet terrorist nuk ndalet, herët a vonë do t’i vërë sytë Anadollit me iluzionin se është një tokë e premtuar”, tha presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Ne do të vazhdojmë të jemi në anën e Hamasit që lufton për pavarësinë e territorit të tij dhe mbron Anadollin”, shtoi Erdogan gjatë fjalimit në grupin parlamentar të partisë së tij, pasi përsëriti se nuk e konsideron grupin palestinez një organizatë terroriste",- është shprehur ai. 

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë