ANKARA - Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan pretendon se Ankaraja ka prova, që vërtetojnë se pas grushtit të shtetit që rrëzoi nga pushteti presidentin egjiptian Mohamed Morsi, fshihet Izraeli, raporton e përditëshmja Hurriyet. 

Shefi i ekzekutivit turk theksoi se në demokraci, çdo rrugë tjetër përveç kutive të votimit është e jashtëligjshme.

Erdogan tha se Perëndimi kishte ripërcaktuar demokracinë si një proces, që nuk është përcaktuar vetëm në kutitë e votimit, edhe pse ato përfaqësojnë "vullnetin e popullit".

Kush fshihet pas këtij grushti? "Izraeli", u shpreh i vendosur Erdogan, duke thënë se kemi prova për të vërtetuar këtë gjë.

"Ata të cilët organizuan grushtin e shtetit kanë injoruar vullnetin e popullit dhe vranë brutalisht qytetarët e tyre", ka shtuar Erdogan. 

Kryeministri turk foli gjatë një takimi në selinë e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim, e cila është në pushtet.

Redaksia Online
(m.z./mag/shqiptarja.com)