Erdogan përballë Europës:BE ngrin
anëtarësimin? Asnjë vlerë për ne

Erdogan përballë Europës:BE ngrin<br />anëtarësimin? Asnjë vlerë për ne
“Cilido qoftë vendimi i parlamentit europian për ngrirjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE për ne nuk ka asnjë vlerë” kështu u shpreh n gjatë një takimi në Stamboll presidenti Erdogan.

Sërish ai i rikthehet kritikave ndaj BE-së duke thënë se mbështet terroristët e rrjetit të Gylen dhe të partisë kurde PKK. Ndërsa kancelarja Merkel nga ana tjetër shprehet se do të jenë të hapura bisedimet me Turqinë.

“Kemi përsëritur disa herë se për ne kanë rëndësi vlerat europiane, por nuk kemi parë një mëbshtetje konkret nga miqtë tanë perëndimor. Asnjë premtim nuk është mbajtur.” Us shpreh Erdogan. Ndërsa këtë të enjte Parlamenti Europian do të votojë një rezolutë për qasjen Turqisë ndaj BE-së.

Disa shtete anëtare të unionit kanë kërkuar që të ndrëpriten negociatat dhe arsyeja është pikërisht gjendja e krijuar në Turqi pas dështimit të grushtit të shtetit. 

Edhe sa i përket terrorizimit Erdogan këmbëngul se terroristët e PKK lëvizin lirshëm në Bruksel. ''Çfarë ndershmërie është kjo” pyet presidenti.

Ndërkohë Kancelarja Merkel pavarsisht kritikave të forta ndaj Turqisë nënvizoi se është e rëndësishme të mos ndërpriten negociatat me Ankaranë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot