Erdogan: Perëndimi theu premtimet
në Siri, po mbështet ISIS-in

Erdogan: Perëndimi theu premtimet<br />në Siri, po mbështet ISIS-in
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka lëshuar akuza drejt partnerëve të koalicionit se janë duke mbështetur ISIS dhe grupet e tjera në Siri. Erdogan tha se perëndimi kishte thyer premtimet e bërë për luftën në Sirinë.

“Forcat e koalicionit i kanë thyer premtimet, por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë, qoftë edhe të vetëm. Ata janë duke mbështetur të gjitha grupet terroriste, përfshirë këtu edhe ISIS”, është shprehur Erdogan në një konferencë për shtyp.

Presidenti turk, një gjë të tillë e ka deklaruar edhe më herët gjatë një vizite të tij në Pakistan, ku u shpreh se  “Perëndimi ishte duke mbështetur ISIS-in”.

Të paktën 37 ushtarë turk kanë humbur jetën që në momentin që Turqia u përfshi në konfliktin në Siri që prej muajit gusht. 

Ndërkohë numri i viktimave është rritur që pas ndërhyrjes në qytetin  e Al-Bab-it në Siri dhe Ankaraja është bërë gjithmonë e më shumë nervoze për mbështetjen e munguar nga forcat e koalicionit.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia