ANKARA- “Durimi ka marrë fund. Po ju paralajmëroj për herë të fundit dhe duhet të largoheni nga aty"  Kështu i është drejtuar kryeministri turk  Erdogan manifestuesve që vazhdojnë ende të qëndrojnë në Parkun Gezi të Stambollit.

Deklaratat janë bërë pas takimit që zhvilloi me partinë e tij AKP në kryeqytetin e Ankarasë. 

“Unë i bëj thirrje prindërve që të marrin fëmijët e tyre për dore dhe ti largojnë nga sheshi. “Taksim” nuk është i forcave pushtuese por i të gjithëve. “- nënvizoi ai. Kryeministri turk refuzoi dhe kritikat e Parlamentit Europian drejtuar qeverisë së Ankarasë për përdorimin e tepruar të dhunës.

“Unë nuk njoh asnjë rezolutë mbi Turqinë nga Parlamenti Europian” ka thënë Erdogan. 
Në këtë rezolutë thuhet se përdorimi i forcës nga ana e policisë kundër demonstruesve paqësorë duhet të hetohet dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. 

Gjithashtu kritikohen autoritet turke të cilët nuk kanë bërë aq sa duhet për të normalizuar situatën e tensionuar në vend.

PE voton sot rezolutën
 Rezoluta për situatën në Turqi do të hidhet sot në votim nga Parlamenti Europian në Strasburg. Fillimisht rezoluta kërkon autoriteteve turke që të hetojnë dhunën e policisë dhe për të sjellën para drejtësisë ata që janë përgjegjës.

Ndër të tjera, autoritetet duhet të garantojnë dhe të respketojnë të drejtën e lirisë së fjalës, së protestës paqësore për të gjithë qytetarët si dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë protestuesve paqësorë të cilët ndodhen në paraburgim. Në këtë dokument thuhet se BE ka mirëpritur përgjigjen e moderuar të Presidentit turk Gyl dhe keqardhjet për protestuesit e plagosur nga zëvëndës kryeministri Arinç dhe nënvizon rëndësinë e dialogut mes Qeverisë turke dhe protestuesve paqësorë.

Rezoluta i kujton Turqisë se në një demokraci gjithëpërfshirëse dhe pluraliste të gjithë qytetarët duhet të ndihen të përfaqësuar dhe se shumica ka një përgjegjësi përfshirë opozitën dhe shoqërinë civile në procesin e vendim-marrjes; kujton gjithashtu edhe partitë opozitare të përgjegjësisë së tyre për të bërë pjesën e tyre për të krijuar një kulturë politike demokratike me respekt për pikëpamjet e ndryshme dhe opinioneve.  

Gjithashtu rezoluta se liria e fjalës dhe pluralizmi i medias janë në zemër të vlerave evropiane dhe se një shoqëri e vërtetë demokratike, të lirë dhe pluraliste kërkon lirinë e vërtetë të shprehjes.


Redaksia online
(lc/sg/shqiptarja.com)