STAMBOLL- Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka kërkuar ekstradimin e liderit islamik Fetullah Gylen nga SHBA, të cilin e akuzon për grusht shteti kundër tij si dhe për regjistrimet telefonike të zbardhura pak para zgjedhjeve në vend.

Sipas Erdogan, Gylen mund të paraqesë një rrezik dhe për sigurinë e SHBA. 74 vjeçari Fetullah Gylen jeton që prej vitit 1997 në Pensilvani të SHBA dhe ka qenë një prej aleatëve të Rexhep Erdogan.

Ai drejton një rrjet biznesesh dhe shkollash laike në të gjithë botën si dhe ka njohje në policinë dhe sistemin gjyqësor turk. Vetë Gylen ka mohuar faktin se është ai arkitekti i hetimit policor anti-korrupsion që çoi në arrestimin e 3 fëmijëve të ministrave turk në kabinetin qeveritar të Erdogan.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)