Erdogan: S'e lëmë Jeruzalemin në
duart e vrasësve; reagon Netanyahu

Erdogan: S'e lëmë Jeruzalemin në<br />duart e vrasësve; reagon Netanyahu<br>
Presidenti turk Recep Tayip Erdogan e ka quajtur Izraelin një shtet terrorist që vret fëmijë dhe ka paralajmëruar se do të luftojë me të gjitha mjetet njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet nga ana e Shteteve të Bashkuara. “Palestina është një viktimë e pafajshme, ndërsa Izraeli një shtet terrorist. Po, po, terrorist”, ka deklaruar Erdogan.

Turqia dhe Izraeli, dikur vende aleate, prishën marrëdhëniet mes tyre pak vite më parë, kur komandot izraelitë bastisën një anije turke në brigjet e tyre dhe vranë 10 aktivistë turq.  “Nuk do ta lëmë Jeruzalemin në duart e një shteti që vret fëmijët”, ka shtuar Erdogan në një fjalim të mbajtur. 

Por nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit izraelit, Benyamin Netanyahu, që deklaratën e Erdogan e ka cilësuar si sulm ndaj Izraelit. “Nuk marr leksione morali nga një lider që bombardon fshatrat kurde në Turqi, që burgos gazetarët, që ndihmon Iranin t’u shpëtojë sanksioneve dhe ndihmon terroristët, përfshirë ata në Gaza, të vrasin njerëz të pafajshëm”, ka thënë Netanyahu. 

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?