TIRANE - Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka shtyrë vizitën zyrtare që do të zhvillonte nesër në Tiranë, për shkak të një tragjedie në një minierë në Turqi. Tragjedia ndodhi pas një shpërthimi, i cili shkaktoi zjarr.
Lajmin e ka dhënë sonte përmes Facebookut, vetë Kryeministri Rama, i cili rrëfen për një bisedë telefonike që ka pasur me homologun turk. "Bisedë e trishtë me Kryeministrin Erdogan për tragjedinë e minatorëve në Turqi dhe mirëkuptim për shtyrjen e vizitës në Tiranë! Me zemër, pranë në dhimbje!"- shkruan Rama.

Tragjedia e minatorëve në Turqi ndodhi në qytetin e Soma-s dhe sipas kryebashkiakut të këtij qyteti, shkaku i shpërthimit ishte një defekt elektrik.
Incidenti ndodhi 2 kilometra nën sipërfaqen e tokës, duke bllokuar minatorët rreth 4 kilometra larg daljes.

Redaksia Online
(arsh/es/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO