Erdogan "Sulltani i ri", 51.3%
e turqve i japin pushtet absolut

Erdogan e turqve i japin pushtet absolut">
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka fituar referendumin për ndryshimet kushtetuese, duke siguruar kështu pushtetin absolut. 

Nga numërimi i 99% të votave të 55 milionë turqve që u ftuan t'i drejtoheshin kutive të votimit, 51.3% e tyre i janë përgjigjur me "Po" referendumit për pushtet të pakufizuar për presidentin turk.

Kundër votuan 48.7% e votuesve, por edhe pse rezultati është i ngushtë, shifrat i mjaftojnë Erdoganit për të fituar referendumin dhe për rrjedhojë blinduar pushtetin e tij. 

Erdogan shpall fitoren përpara mediave
Presidenti turk shpalli fitoren e referendumit gjatë një konference për shtyp përpara mediave, duke deklaruar se vota e qytetarëve bëri që Turqia të marrë në dorë të ardhmen e saj. 

"Ju shpreh mirënjohjen time për këtë votim të drejtë. Jam i kënaqur nga votimi pro ndryshimeve kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese do të jenë në favor të vendit tonë dhe ato do të zbatohen gradualisht", u shpreh Erdogan. 

Ndërsa nga ana tjetër opozita ka paralajmëruar se do të ankimojë 60% të votave të referendumit, pas dyshimeve për manipulime. 

Megjithatë, mbështetësit e Erdogan janë në festë dhe kanë mbushur rrugët e qyteteve turke. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!

'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!