“ Perëndimi është në krah të demokracisë apo të pucit? Unë mendoj se përkrah grushtin e Shtetit”, shtoi presidenti duke iu referuar shefes së BE-së për politikën e jashtme Federica Mogherini e cila është shprehur kundra fshesës që Ankaraja ka ndërmarrë pas 15 korrikut.
“ Zonja Mogherini nuk duhet të fliste nga jashtë por duhej të vinte këtu në Turqi. Sepse nëse në Paris ndodh një gjë e tillë të gjithë shkojnë atje dhe pyesin çfarë ndodhi. Në Turqi ndodhi një grusht shteti kundra demokracisë dhe fatkeqësisht askush nuk erdhi as nga BE as nga këshilli evropian. Kur këtë javë apo tjetrën të vijë president i KE do t’i shpjegojë se organizata e Gylen është me keq sesa vetë mafia”, shtoi Erdogan.
Presidenti gjatë intervistës u shpreh se në rrezik janë edhe marrëdhëniet me Italinë duke theksuar se vendi duhet të merret me çështjes e saj të mafies dhe jo me hetimet që kanë të bëjnë me djalin e tij. Kreu i Shtetit edhe një herë përsëriti se nëse BE nuk aprovon liberalizimin e vizave për shtetasit turq atëherë Ankaraja nuk do të respektojë marrëveshjen për emigrantët e nënshkruar në mars të këtij viti.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com