“Kjo Evropë, si e para Luftës së Dytë Botërore, është raciste, fashiste dhe mizore.. një Evropë anti-islamiste dhe anti-Turqi”, kështu u shpreh  Erdogan gjatë një tubimi në Ankara ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të votojnë opsionin 'po' në referendumin i cili synon ta shndërrojë vendin në republikë presidenciale.

Pak ditë më parë ai e akuzoi kancelaren Merkel se po përdor praktika naziste duke mos lejuar që politikanët turq të zhvillojnë tubime në Gjermani. 

Pjesë e retorikës së tij të ashpër ishin edhe Holanda dhe Danimarka duke tensionuar raportet me shtetet perëndimore.

Shtetet europiane janë shprehur se tubimet janë ndaluar për arsye sigurie cka nuk pranohet nga Ankaraja. 

Por tensione të tilla rrezikojnë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Europës ku në pikëpyetje është edhe marrëveshja për emigrantët.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com