Erdogan: Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës! Presidenti turk reagon edhe ndaj BE për kufizimin e mbajtjes së shamisë: Të mësojnë se çfarë është liria e besimit

Erdogan: Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës! Presidenti turk reagon edhe ndaj BE për kufizimin e mbajtjes së shamisë: Të mësojnë se çfarë është liria e besimit

Presidenti turk Erdogan

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), tha se duhet të punojmë se bashku që të rrisim numrin e njohjeve për Kosovën.

"Ne përpiqemi të krijojmë kontakte të nivelit të lartë me vende të ndryshme, me në krye Azerbajxhanin. Ne do t'i vazhdojmë këto. Ne bëjmë punë të ngjashme kudo që ka viktima dhe të shtypur. Për Kosovën ... Ne duam të rrisim numrin (e njohjeve), i cili aktualisht është 114, edhe më shumë", tha Erdogan.

"Ne do t'i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ia propozoj këtë atyre", u shpreh Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan reagoi edhe ndaj vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian (CJEU) për kufizimin e mbajtjes së shamisë, që ka në objektivë të drejtën themelore dhe lirinë e myslimanëve, raporton TRT.

"Sidomos Gjykata e Drejtësisë, ajo duhet të ndryshojë emrin e saj. Kjo nuk ka asnjë lidhje me Gjykatën e Drejtësisë. Ata së pari duhet të mësojnë se çfarë është liria e besimit para se të provojnë se janë Gjykata e Drejtësisë. Le t’i thonë njësoj këto fjalë për ata që mbajnë kipa. Vallë a mund t’ia thonë diçka të tillë atyre?"

Gjykata Evropiane e Drejtësisë kishte marrë një vendim, sipas të cilit, në kushte të caktuara, kompanitë në BE mund të ndalojnë punonjësit e tyre të mbajnë shami.

Dy proceset gjyqësore të paraqitura nga gjykata më e lartë e BE-së, Gjykata e Drejtësisë, të hapura nga gratë që u pezulluan nga puna pasi filluan të mbanin shami në Gjermani, u përfunduan më 15 korrik.

"Ndalimi i veshjes së simboleve të dukshme të besimeve politike, filozofike ose fetare në vendin e punës mund të justifikohet si nevojë e punëdhënësit për të paraqitur një imazh neutral ndaj klientëve ose për të parandaluar konfliktet shoqërore", shkruhej në vendimin e Gjykatës në fjalë.  

Në deklaratë, u tha gjithashtu se arsyeja në fjalë duhet të korrespondojë me një nevojë të vërtetë të punëdhënësit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 20/07/2021 06:16

    Bravo Erdogan

    Përgjigju
  • Iris: 20/07/2021 00:23

    Kosova ka mbrojtjen e shtetit qe i siguroi lirine,U.S.A,nuk ka nevoje per mbrojtjen e nje tutori qe e enderron si Vilajet influence dhe sa per vendimet qe marrin evropianet,njeriu qe Shen Sofine e hapur per te gjithe e ktheu ne xhami;njeriu qe doli nga Konventa e Stambollit per grate dhe LGBT,njeriu qe ka shkelur shume te drejta dhe ka burgosur pa te drejte shume njerez brenda vendit te tij,nuk mund te flase e t'ju jape atyre leksione per demokracine,te drejtat, detyrat dhe vendimet e marra mes tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!