Me një lëvizje politike surprizuese, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka shokuar europianët, teksa ka krijuar një parti politike në Gjermani, e cila ka në thelb të programit të saj luftën kundër racizmit musliman.
Partia e re, e cila pritet të garojë në zgjedhjet europiane të qershorit, do të quhet Aleanca Demokratike për Diversitet dhe Zgjim (DAVA) dhe është krijuar zyrtarisht më 7 janar.
Partia është një degë e partisë AKP, që drejtohet nga lideri turk dhe synon të fitojë besimin e mbi 1.5 milionë turqve me të drejtë vote në Gjermani, por edhe shtetasve të tjerë më origjinë të huaj, raporton Daily Mail.
Partia e re pritet të drejtohet nga Teyfik Ozcan, i cili ka këmbëngulur se financat e partisë do të sigurohen të gjitha nga brenda vendit, në zbatim të plotë të ligjit elektoral, pasi në Gjermani është e paligjshme të marrësh fonde nga vendet e huaja.
Krijimi i DAVA-s ka shkaktuar reagime dhe shqetësime në Berlin. I pari që ka reaguar kundër është Cem Ozdemir, ministri gjerman i Bujqësisë, i cili ka prejardhje turke.
“Një degë e Erdoganit që kandidon në zgjedhje këtu, është gjëja e fundit që na duhet”, shkroi Cem në X (ish-Twitter).
Edhe nënkryetari i partisë më të madhe opozitare konservatore Kristian Demokrate (CDU), Jens Spahn, kritikoi këtë nismë të Erdogan.
“Një degëzim Erdogan-AKP në Gjermani do të ishte një tjetër parti ekstreme në vend”, shkroi Spahn në X (ish-Twitter).
“Aktualisht po shohim partitë që shfaqen kudo dhe qëllimi dhe ushtrimi i tyre i vetëm është që përfundimisht ta copëtojnë Evropën nga brenda”, tha për Die Welt, kandidatja kryesore liberale gjermane Marie-Agnes Strack-Zimmermann kur u pyet për DAVA-n.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11342
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj
15 Shkurt, 22:02
-
Konferenca e Mynihut/ Zelensky: Kievi nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje pas shpine! Është koha për një ushtri evropiane
15 Shkurt, 15:20
-
Fjala e plotë e zv.Presidentit të SHBA që 'çmendi' liderët europianë: Kërcënimi nuk është Rusia dhe as Kina, e keni brenda jush, po tërhiqeni nga disa vlera
15 Shkurt, 14:42
-
Komentet e zëvendëspresidentit amerikan për Evropën/ Kritikohet ashpër në Konferencën e Mynihut, Scholz: Kundërshtoj deklaratën
15 Shkurt, 11:34
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Sveçla në Gjermani, përmend financimin e grupeve nga Serbia për sulme terroriste në Kosovë: Rrezikohet siguria e vendit
13 Shkurt, 22:43
-
Kërcënuan familjen e Schumacher se do publikonin foto të rënda, një person pas hekurave dhe dy dënime me kusht
13 Shkurt, 15:55
-
Gjermani/ Makina merr përpara një grup demonstruesish në Mynih, 28 të plagosur
13 Shkurt, 12:18
-
Akuzohet për sulm seksual, futbollisti i Bundesligës dy netë në qeli
13 Shkurt, 11:44
-
Enver Robelli: E djathta ekstreme evropiane si kërcënim për Kosovën
11 Shkurt, 16:00
-
Nga migracioni, te ekonomia dhe politika e jashtme, Scholz - Merz debat televiziv para zgjedhjeve në Gjermani
10 Shkurt, 10:42
-
VIDEO/ Morata shënon për Galatasaray, skuadra kundërshtare braktis ndeshjen në shenjë proteste
9 Shkurt, 21:34