Erdogan tubim madhështor në
Stamboll, në shesh 2 milionë njerëz

Erdogan tubim madhështor në<br />Stamboll, në shesh 2 milionë njerëz
E pazakontë, Presidenti turk Reccep Tayip Erdogan ka mbajtur një tubim madhështor në Stamboll, ku u mblodhën rreth 2 milionë mbështetës të tij. 

Nën thirrjet për Mbrojtjen e Demokracisë, protestuesit u mblodhën kundër grushtit të shtetit të 15 korrikut, pas thirrjes së bërë nga kreu i shtetit turk.
 
Të gjithë të pranishmit mbanin flamuj turq gjatë tubimit, pasi u ndaluan simbolet partiake. I pranishëm ka qenë edhe presidenti Erdogan, i cili tha se nëse kërkohet dënimi me vdekje ai nuk do ta ndalojë.

"Është Parlamenti turk që vendos për dënimin me vdekje. Që tani deklaroj se do të miratoj vendimin që do të marrë Parlamenti. Na thonë se në Bashkimin Evropian nuk ka dënim me vdekje. Por vende të tjera në botë si SHBA, Japonia apo Kina e kanë dënimin me vdekje. Ata lejohet që ta kenë. Ne e kemi pasur deri në vitin 1984. Sovraniteti i përket popullit dhe nëse populli e merr këtë vendim, partitë politike do ta mbështesin”, deklaroi Erdogan para turmës që sipas qeverisë ishte rreth 5 milionë njerëz. 

Në miting ishin ftuar liderët e dy prej tre partive opozitare në Turqi dhe figura fetare. Partia Kurde nuk ishte ftuar. Herën e parë që Erdogani përmendi dënimin me vdekje, reagimi nga Evropa ishte unanim, se një shtet me dënim kapital nuk ka vend në të. 

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës