Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se letra e fundit e Donald Trump drejtuar tij, nuk ka fare lidhje me "mirësjelljen diplomatike dhe politike".
Letra "nuk ishte në përputhje me mirësjelljen diplomatike dhe politike. Ne nuk do ta harrojmë këtë mungesë respekti. Por tani letra nuk është përparësi për ne. Por kur të vijë momenti do të ndërmarrim hapat e nevojshëm." – tha presidenti turk Erdogan.
Presidenti amerikane në letër e paralajmëroi liderin turk që të mos tregohej "budalla" për të filluar një fushatë ushtarake në veri të Sirisë.
"Mos u bëj një si i fortë, mos u bëj budalla!", - thoshte letra e dalë nga Shtëpia e Bardhë.
Në letrën e 9 tetorit, Trump i shkruante Erdogan-it se ai mund të bëjë një "marrëveshje të madhe" me gjeneralin Mazloum Kobani, udhëheqës i Njësive të Mbrojtjes së Popullit (YPG), milicina e udhëhequr nga kurdët që është aleate me Washingtonin në luftën kundër ISIS
Erdogan tha se ishte ofenduar nga sugjerimi i Trump qe të takohej me Gjeneralin Mazloum Kobani. "Ju po flisni për një organizëm terrorizmi. Ky zotëri po flet me Presidentin Trump. Kjo marrëveshje është midis Turqisë dhe një shteti dhe jo me një organizatë terroriste."
Lajmi kryesor:
Vazhdon ofensiva turke në Siri, pavarësisht armëpushimit, të vdekur dhe plagosur. Amnesty International: Turqia ka kryer krime lufte. Trump: Si dy fëmijë në një fushë lojrash
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.6%
-
Jo
49.5%
-
Jam i/e dyzuar
7.9%
Vota total: 2279
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Ditën imiton Trumpin, natën ëndërron Ramën
30 Janar, 07:01
-
Administrata amerikane po shqyrton dëbimin e parakohshëm të emigrantëve nga Venezuela
29 Janar, 22:58
-
Trump pezullon fondet amerikane, Meçe: Nuk do ketë ndikim në punën e SPAK! Çaça: Do preken OJQ-të! Valteri: Për 90 ditë do shqyrtohen nëse ka abuzime
29 Janar, 22:31
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Xheni Karaj: Berisha luftë imagjinare kundër LGBTI, po kopjon Trump që t'i heqë ‘non grata’-n! VIDEO si mbrojti martesat brenda së njëjtës gjini
29 Janar, 19:37
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32