Erdogan: Turqia, referendum 
popullor për anëtarësimin në BE

Erdogan: Turqia, referendum <br />popullor për anëtarësimin në BE
Turqia ka ndërmend të zhvillojë një tjetër referendum pas atij për ndryshimet Kushtetuese ku presidentit Erdogan iu dha pushtet i pakufizuar. 

Është sërish kreu i shtetit turk ai i cili paralajmëron referendum edhe për anëtarësimin e Turqisë në BE. 

AP raporton se deklarata e Erdogan është bërë gjatë një interviste për një televizion indian.

"BE nuk është e ndershme dhe e drejtë ndaj Turqisë", u shpreh Erdogan.

"Turqia do të mbajë një referendum popullor për të vendosur për anëtarësimin në Bashkimin Europian", deklaroi presidenti turk. 

Ndërkohë, BE ka ngrirë raportet me Turqinë pas grushtit të shtetit të vitit të kaluar dhe arrestimeve masive në administratën shtetërore, ndërsa nuk kurseu as përfaqësuesit e mediave. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin