Erdogan u heq ligjvënësve
imunitetin nga ndjekja penale

Erdogan u heq ligjvënësve<br />imunitetin nga ndjekja penale
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan nënshkroi ligjin që u heq ligjvënësve imunitetin nga ndjekja penale, një ndryshim kushtetues ky, i cili me shumë gjasë do të rëndojë mbi partinë opozitare prokurde “HDP”. Kreu i shtetit e akuzon partinë e tretë më të madhe në Parlament se është krahu politik i militantëve, që luftojnë prej tri dekadash në Juglindjen me shumicë kurde të Turqisë. Udhëheqësi i “HDP”-së, që mohon të ketë ndonjë lidhje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit, e sfidoi ligjin e ri e thotë se forca politike që ai drejton nuk do të bëhet pjesë e proceseve gjyqësore të kontrolluara nga Erdogani.

“Ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Neve na është hequr e drejta të apelojmë. Jemi duke avancuar drejt një regjimi diktatorial e nuk do të pranojmë të përfshihemi në gjyqet që kërkon Erdogani. Për këtë arsye, nuk do t’i bindemi ftesës së prokurorit të Përgjithshëm për të dhënë një deklaratë në sallën e gjyqit. Nëse duan të na marrin me forcë, kjo le të jetë zgjedhja e tyre”, tha Selahattin Demirtas, kryetar i “HDP”-së.
Ligjvënësit turq deri tani kanë gëzuar të drejtën e imunitetit, por ligji i porsanënshkruar nga presidenti i lejon prokurorët t’i vihen pas secilit prej 138 anëtarëve të Parlamentit, që janë aktualisht nën hetim. 101 prej tyre janë deputetë të “HDP”-së dhe partisë kryesore opozitare të vendit, asaj republikane “CHP”.
 
Atentatet
Ndërkohë, të paktën 3 agjentë humbën jetën dhe 30 të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një autobombe pranë një komisariati në qytetin turk të Mardin, 23 km në kufi me Sirinë. Sipas autoriteteve përgjegjës për këtë sulm terrorist janë separatistët kurdë. Ky është shpërthimi i dytë pas atij të ditës së djeshme ku mbetën të vdekur 12 persona dhe u plagosën 42 të tjerë. Sulmi nuk u mor përsipër nga asnjë grup por presidenti Erdogan akuzoi partinë e punëtorëve të kurdistanit. Presidenti bëri me dije se që nga 20 korriku 2015 forcat e sigurisë kan vrarë 7600 militantë kurdë. “Ne do të vijojmë operacionet tona me vendosmëri”, - shtoi Erdogan.
Dhuna në Turqi është përshkallëzuar kohët e fundit për shkak të tensioneve me separatistët kurdë dhe konfliktit me Sirinë fqinje.


Redaksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë

SHBA-ja dhe Britania e Madhe vendosin sanksione të reja ndaj Bjellorusisë