ANKARA – Në një diskutim të drejtpërdrejtë në televizion kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan ka hedhur poshtë akuzën për autoritarizëm, që i kanë vënë manifestuesit e zbritur në shesh në Stamboll dhe në 90 qytete të tjera të Turqisë.

''Erdogan është një diktator? Nëse është kjo ajo që mendoni për një shërbëtor të popullit jam pa fjalë'' ka pohuar, duke akuzuar partinë kryesore të opozitës, Chp, se ka ushqyer protestën dhe se manifestuesit “kanë thyer vitrina dhe kanë hedhur gurë” dhe për këtë ai ka pyetur: ''Kjo, a është demokraci?''. /ANSA/

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)