Erdogan uron Metën: I sigurt se do
thellohen marrëdhëniet vëllazërore

Vazhdojnë urimet për Presidentin Ilir Meta.

Ditën e sotme ka qenë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i cili e ka uruar Metën për marrjen e detyrës si president.

Në telegramin e urimit Erdoğan ka shprehur besimin se Meta do të vazhdojë përpjekjet e tij për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore në çdo fushë ndërmjet dy vendeve.

“Në emrin tim dhe të Popullit tim, ju uroj nga thellësia e zemrës për detyrën e re si President i Republikës së Shqipërisë.
Kam besimin e plotë që, ashtu si gjatë detyrës suaj si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, edhe gjatë detyrës si President i Republikës së Shqipërisë, do të vazhdojnë përpjekjet Tuaja të vyera për thellimin më tej të marrëdhënieve tradicionale vëllazërore, mike dhe në çdo fushë ndërmjet dy vendeve tona. Dëshiroj të theksoj kënaqësinë time ndërsa shoh zhvillimet që ka bërë Shqipëria në rrugën drejt integrimin evropian, si dhe përparimet që ka bërë në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit. Mbështetja e Turqisë për Shqipërinë në këtë rrugë do të vazhdojë”
, shkruan Presidenti i Turqisë në mesazhin e tij drejtuar Presidentit Meta.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)

Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)