Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka emëruar Akin Gurlek, deri tani kryeprokuror i Stambollit, në postin e ministrit të Drejtësisë.

Gurlek u vendos në krye të prokurorisë së Stambollit në vitin 2024 dhe që prej asaj kohe mbikëqyri një valë arrestimesh dhe padish ndaj Partia Republikane Popullore (CHP), forca kryesore e opozitës në Turqi.

Në këtë kuadër u hapën hetime edhe ndaj kryebashkiakut të burgosur të Stambollit, Ekrem İmamoğlu. Qindra anëtarë të CHP-së dhe zyrtarë të zgjedhur u arrestuan gjatë kësaj goditjeje, e cila është cilësuar gjerësisht si e motivuar politikisht. Qeveria turke i ka mohuar këto akuza.

Nënkryetari i CHP-së, Gul Cifci, reagoi në platformën X duke shkruar se “Emërimi i Gurlek është një shpërblim i qartë për operacionet që ai kreu kundër partisë sonë”.

Emërimi i Gurlek si pasues i Yılmaz Tunç përbën riorganizimin e parë të qeverisë që nga zgjedhjet e mesit të vitit 2023. Vendimi u bë publik përmes Gazetës Zyrtare.

Në të njëjtin njoftim, Erdogan emëroi edhe guvernatorin e provincës Erzurum, Mustafa Cifci, si ministër të Brendshëm, duke zëvendësuar Ali Yerlikaya-n.

CHP e cilëson emërimin si një lëvizje politike në favor të qeverisë, ndërsa ekzekutivi turk mohon se hetimet ndaj opozitës kanë pasur motiv politik.