Erdogan vijon përndjekjen e
gylenistëve,360 arrestime të reja

Megjithëse ka kaluar një vit nga grushti i shtetit në Turqi, prokuroria e Stambollit ka lëshuar 360 urdhër arresti të reja për ata që i cilëson si struktura të infiltruara të organizatës terroriste FETO brenda Forcave të Armatosura të Turqisë.

Sipas agjencisë  Anadolu në bazë të dëshmive të reja të mbledhura është dhënë urdhër për arrestimin e të dyshuarve në mesin e të cilëve janë 333 ushtarë dhe 27 të ashtuquajtur imamë-përgjegjës apo lojalistë të FETO-s.

Në mesin e të dyshuarve në këtë proces janë 216 ushtarë aktivë në shërbim. Ekipet policore sipas urdhrit kanë dalë në terren duke zhvilluar kontrolle dhe operacione për arrestimin e të dyshuarve. Organizata terroriste FETO në vitet e 70-ta të shekullit të kaluar filloi të infiltrojë të besuarit e saj në institucionet e sigurisë së Turqisë.

Që në vitet e 80-ta në masë të konsiderueshme forcoi piramidën e saj paralele brenda këtyre institucioneve, dhe në fund, më 15 korrik të vitit të kaluar kreu grusht shtetin e dështuar me qëllim të cenimit të rendit kushtetues dhe përmbysjes së pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike në Turqi.

Sipas të dhënave të fundit, në gjithsej 113 vende të botës përfshi edhe Shqipërinë, veprojnë mbi njëqind shkolla dhe institucione arsimore lidhur me organizatën FETO të shpallur si  terroriste.

d.c./shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë