Presidenti Turk Recep Tayyip Erdogan ishte të premten në Bosnje Hercegovinë, ku mori pjesë në Samitin e Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore (SEECP). Në këtë samit morën pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe shtete si Sllovenia e Bullgaria

Gjatë fjalimit në samit Erdogan sulmoi Francën dhe Holandën që bllokuan hapjen e negociatave me Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ai deklaroi që politikat populiste që mbizotërojnë në këto shtete do të jenë një kërcënim për qetësinë e brendshme të Europës dhe të ardhmes së Ballkanit. 

Presidenti turk gjatë takimit garantoi që investimet turke do vazhdojnë në Bosnje Hercegovinë dhe që do mbështesë procesin e integrimit të vendit në BE dhe NATO. Presidenti ishte edhe dëshmitar në dasmën e vajzës së Bakir Izetbegoviç, kreu i Partisë Myslimane Boshnjake dhe mori pjesë në përurimin e xhamisë ‘Baščaršija’  që u rikonstruktua me fonde turke. 

Erdogan vijoi ‘mini-turin’ ballkanik në Mal të Zi, ku u prit në aeroport e Podgoricës nga zëvëndëskryeministri Dritan Abazoviq dhe më pas takoi presidentin Gjukanoviq. Gjatë vizitës së tij theksoi Erdogan bashkëpunimi ekonomik midis vendeve do rritet dhe se ka rënë dakord me presidentin e Malit të Zi për një marrëveshje tregtare me vlerë prej 250 milion dollarësh.