Erdogani bën thirrje për aleancë islamike kundër Izraelit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të shtunën (7 shtator) se vendet islamike duhet ta themelojnë një aleancë kundër asaj që ai e cilësoi si “kërcënim në rritje” nga Izraeli për “të okupuar territore”.
Erdogan i bëri këto komente pasi forcat izraelite e qëlluan me armë për vdekje një grua amerikano-turke, e cila mori pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e uzurpuar Perëndimor.
“Hapi i vetëm që do ta ndalë arrogancën izraelite, banditizmin izraelit dhe terrorizmin shtetëror të Izraelit, është një aleancë e shteteve islamike”, tha Erdogani në një ngjarje të shoqatave të shkollave në Stamboll.
Ai tha se hapat që Turqia i ka marrë rishtazi për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin dhe Sirinë kanë për qëllim “krijimin e një linje solidariteti kundër kërcënimit në rritje të zgjerimit territorial” i cili i kërcënon edhe Libanin dhe Sirinë.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se deklarata e Erdoganit është “gënjeshtër e rrezikshme dhe nxitëse”. Ai e akuzoi liderin turk se ka vite që punon me Iranin për t’i minuar regjimet e moderuara arabe në këtë rajon.
Erdogani e priti këtë javë në Ankara presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, me të cilin bisedoi për luftën në Gazë dhe për mënyrat se si t’i ndreqin marrëdhëniet e prishura për kohë të gjatë. Kjo ishte vizita e parë e një presidenti egjiptian në Turqi në 12 vjetët e fundit.
Në korrik, Erdogani tha se Turqia do t’i dërgojë ftesë presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad “në çfarëdo kohe” për bisedime të mundshme për t’i ndrequr marrëdhëniet mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes tyre u prishën më 2011, pas shpërthimit të luftës civile në Siri.
Ndërkohë, ushtria izraelite tha të premten se është duke i shqyrtuar raportimet se një shtetase e huaj “u vra si pasojë e të shtënave në zonë”. “Hollësitë e incidentit dhe rrethanat se si u qëllua ajo, janë duke u shqyrtuar”, tha ajo./REL
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3678
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Izraeli kap një raketë nga Jemeni, u lëshua pas kërcënimit të ministrit izraelit
24 Dhjetor 2024, 15:28
-
Izraeli pranon për herë të parë vrasjen e liderit të Hamasit, Haniyeh: Të njëjtin fat do ketë edhe udhëheqja e Houthis
24 Dhjetor 2024, 07:21
-
Qeveria izraelite miraton plan për zgjerimin e vendbanimeve në Lartësitë Golan
15 Dhjetor 2024, 19:43
-
Bilalli në ‘Studio Live’: Procesi në Hagë ka tendencë të njollosë Kosovën! Turqia më e fituara në Siri, Erdogani e luajti mirë shahun
11 Dhjetor 2024, 19:29
-
Lufta/ Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Nëse armëpushimi nuk zbatohet, ne do të shkojmë më thellë në Liban
3 Dhjetor 2024, 13:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është gati! Gjendet i pajetë në Abu Dhabi një rabin! Arrestohen 3 persona si të dyshuar për vrasjen e tij
24 Nëntor 2024, 07:55
-
Lufta në Izrael/ Israel Katz betohet si Ministër i Mbrojtjes! Avionët luftarakë F-15 amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme
8 Nëntor 2024, 11:41
-
Izrael, Netanyahu shkarkon ministrin e Mbrojtjes Gallant! Shpërthejnë protesta në Tel Aviv dhe Jeruzalem! Përleshje para shtëpisë së kryeministrit
5 Nëntor 2024, 20:46
-
Ruhet me truproja/ Baba Mondi intervistë për ‘Jerusalem Post’: Gati për shtetin Bektashi, të mos humbet kohë! E quaj veten vëlla të popullit të Izraelit!
13 Tetor 2024, 16:13
-
Pasi la Tiranën, Erdogan zbret në Beograd, pritet nga homologu Vuçiç! Analistët: Mund të firmosen dhe marrëveshje ushtarake armatimi
10 Tetor 2024, 21:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Herët a vonë do të paguajë çmimin për këtë gjenocid
8 Tetor 2024, 10:55
-
Turqia do të evakuojë qytetarët e saj nga Libani
8 Tetor 2024, 09:55