ERE: Çmimi i energjisë
nuk do të rritet për 3 vjet

ERE: Çmimi i energjisë<br />nuk do të rritet për 3 vjet
TIRANE- Enti Rregullator i Energjisë vendos të mos ndryshojë çmimin e energjisë as për familjarët as për bizneset,për vitet 2012-2014. Vendimi është marrë sot pas një mbledhjeje të drejtuesve të ERE-së e cila zgjati gati 1 orë. Kështu çmimi i energjisë për familjarët do të mbetet 7.7 L/kwh deri në 300 këh/muaj dhe 13.5 L/kwh mbi këtë kuotë. Për industrinë mbetet në fuqi pagesa 10.5 lekë për kW, për furrat e bukës çmimi mbetet 7.6 lekë për kW, për tregtarët dhe shërbimet çmimi 12.2 lekë për kW.

ERE mori vendimin për “mos rritjen e çmimit të energjisë për tre vitet e ardhme.”  Eduard Elezi, drejtor juridik i ERE, tha se vendimi vjen për të mbrojtur konsumatori “nga efekti monopol”.

Kërkesa për rritjen e energjisë u bë nga tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST-ja. Në fillim të mbledhjes ERE miratoi një plan investime në HEC-e dhe një plan investime për CEZ shpërndarje për periudhën 2012-2014. Investimet parashikohen në shifrat 2.104 mln lekë për HEC-et, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Kurse plani për investimet në CEZ shpërndarje është 6.5 miliard lekë.

Pas miratimit të këtyre pikave, ERE nisi shqyrtimin të pikës më të rëndësishme të ditës, atë të cmimit të energjisë elektrike.

KESH-i kërkoi rritjen e çmimit të energjisë që ia shet CEZ-it me 5,2 lekë/këh për vitet 2012-2014, duke argumentuar se duhet të mbulojë shpenzimet për përballimin e kërkesës për energji që e importon me çmime të shtrenjta dhe se parashikon rritje të kërkesës për energji 13% më shumë në vitin 2012 e në vijim, deri në 28 % deri në 2014.

CEZ kërkoi mosndryshim të tarifës nëse zgjidhen problemet financiare CEZ-Shtet-KESH, në të kundërt, një rritje e tarifës 4,6% më shumë se në vitin 2011.

OST kërkoi rritjen e tarifës mesatare të shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2012 me 0.73 lekë/këh, me argumentin se bazohet në kërkesën e CEZ për energjinë e transmetuar, nivelin e humbjeve në rrjetin e transmetimit, shpenzimeve dhe investimeve, përballimin e kostove gjatë zbatimit të programeve të investimeve. Ndërkohë ministri i Ekonomisë Tregtisë dhe Energjitikës pat deklaruar se nuk do të ketë asnjë rritje të çmimit të energjisë.

Duke nisur nga 1 janari 2012 konsumatorët dhe bizneset do të kenë një kontratë të re për furnizimin me energji elektrike me kompaninë CEZ Shpërndarje.  ERE nisi në 27 shtator shqyrtimin e kërkesave për rritje të çmimit të energjisë për vitin 2012 nga kompanitë CEZ, KESH dhe OST.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online