ERE: Gjoba të reja CEZ
nëse s'furnizojnë me energji

ERE: Gjoba të reja CEZ<br />nëse s'furnizojnë me energji
TIRANE- Duke filluar nga 1 janari 2012, kompania që furnizon klientët me energji elektrike do të paguajë këta të fundit me nga 2 mijë lekë në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit apo të parametrave të tensionit.

Përveç kontratës së re, që do të hyjë në fuqi nga dita e parë e vitit të ardhshëm, konsumatorët shqiptarë, familjarë dhe jofamiljarë, do të mund të përfitojnë edhe nga një rregullore e re, e cila parashikon penalizimin e kompanisë që i furnizon ata me energji elektrike për mosrespektim të furnizimit të rregullt.
KUSHTET
Duke filluar nga 1 janari i vitit 2012, përcaktohen këto nivele të lejuara për zgjatjen pa penalizim për ndërprerjet e shkaktuara në rrjetin e tensionit 20 kV e lart për 1 vit: për kryeqytetin - 2 orë/klient; për zonat urbane - 4 orë/klient dhe për zonat rurale - 24 orë/klient.
Po kështu, nga kjo datë caktohen edhe norma maksimale për shpeshtësinë e ndërprerjeve të shkaktuara në rrjetin e tensionit 20 kV e lart për 1 vit: për kryeqytetin - 2 ndërprerje; për zonat urbane - 5 ndërprerje dhe për zonat rurale - 10 ndërprerje. Duke filluar nga viti 2015, sipas ERE-s, këto norma do të jenë të detyrueshme për të gjithë klientët, jo vetëm për ata që furnizohen me 20 kV.
Niveli i tensionit nominal do të jetë 230 V dhe mund të variojë rreth vlerave të tij nominale për një kohë më të gjatë se 10 min në kryeqytet +5%/-5%; në zonat urbane+5%/-15% dhe në zonat rurale +5%/-20%.
SASIA
Duke filluar nga 1 janari 2012, në rast të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, shoqëria e shpërndarjes është e detyruar t'i japë një kompensim klientit fundor, me kërkesën e këtij të fundit, në vlerën 2.000 lekë. E njejta gjobë do të paguhet edhe në rast të të mosrespektimit të niveleve të cilësisë tregtare të shërbimit.
PAGESA
Pas verifikimit të mosrespektimit të niveleve të cilësisë së shërbimit, shoqëria e shpërndarjes i jep klientit kompensimin, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës nga ana e tij dhe vendoset në faturën më të afërt të konsumit të energjisë elektrike.
Në faturën e dërguar, vlera e kompensimit duhet të jetë e përcaktuar nën emërtimin "Kompensim i klientit për mosrespektim të niveleve të cilësisë së shërbimit të përcaktuara nga ERE".
Gjithashtu në po të njëjtin dokument duhet të përcaktohet që "Përfitimi i kompensimit nuk përjashton mundësinë e klientit për të kërkuar në rrugë gjyqësore dëmshpërblimin e mundshëm për dëmin efektiv të shkaktuar".

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër