njoftim



Njoftim 

Me vendimin nr. 66, datë 27.05.2016, Bordi i ERE-s miratoi fillimin e procedurave për shqyrtimin e draft-rregullores “Mbi kushtet e përgjithshme të shërbimit të furnizimit me energji elektrike për klientët fundorë”.Të gjithë personat, shoqatat, institucionet, që mendojnë se kanë interes mbi këtë çështje, ftohen të shprehin opinionet dhe komentet e tyre me shkrim brenda datës 13.06.2016.  

Draft - Rregulloren “Mbi kushtet e përgjithshme të shërbimit të furnizimit me energji elektrike për klientët fundorë”, mund ta gjeni pranë zyrave të ERE-s, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, Rruga Viktor Eftimiu, Tiranë si dhe ne faqen tonë të web-it: www.ere.gov.al.    

KRYETARI I ERE-s
        Petrit AHMETI