Shtohen tensionet në arenën ndërkombëtare, ndërsa Washingtoni ditën e djeshme hodhi një hap konkret teksa lëshoi 59 raketa mbi Sirinë, si shenjë hakmarrje për sulmin me armë kimike në provincën Idlib.
Rusia nga ana tjetër si mbështetëse e regjimit Assad e dënoi sulmin amerikan. Një ngjarje e tillë trazoi arenën ndërkombëtare.
Mediat raportojnë se Kremlini ka kërcënuar SHBA se është vetëm një hap larg nga lufta.
Ndërsa administrata e Trump duket e vendosur se do të përgatitet edhe për sulme të tjera duke ndërmarrë mes të tjerash edhe sanksione ndaj regjimit Assad.
Kryeministri rus Medvedev denoncoi sulmin e SHBA duke thënë se sulmoi një shtet Sovran si Siria dhe se ka thyer ligjin ndërkombëtar pa miratimin e OKB.
“Aksioni ushtarak është një shenjë e qartë se presidenti i SHBA është i varur nga pikëpamjet e Washingtonit, cka vetë presidenti i ri kritikoi në fjalimin e tij të parë të inagurimit. Shumë shpejt pas fitores, vura re se cdo gjë do të varej në mënyrën sesi premtimet e Trump do të thyheshin pasi ekziston një makinë e madhe fuqie. Dhe u deshën vetëm 2 muaj e gjysmë që kjo të ndodhte. Në vend që të bashkëpunojmë në luftën kundër ISIS, administrata Trump provoi se do të luftojë qeverinë legjitime siriane” u shpreh kryeministri.
Presidenti rus po ashtu raportojnë mediat është përgjigjur duke dërguar në Detin Mesdhe luftanijet Grigorovich pikërisht në vendin ku dhe u hodhën raketat amerikane.
Deri më tani dukej se raportet mes Washingtonit dhe Moskës po përmirësoheshin por çështja e Sirisë ka vënë sërish përballë dy nga fuqitë më të mëdha të botës.
Ndërsa shumë frikësohen se jemi përballë Luftës së Tretë Botërore.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com