ERE prezanton ligjin për energjinë
'Matësat inteligjent, projekti pozitiv'

ERE prezanton ligjin për energjinë<br />'Matësat inteligjent, projekti pozitiv'
Aksioni i qeverisë kundër vjedhësve të energjisë elektrike si dhe masat që janë marrë për përmirësimin e sistemit kanë dhënë rezultatet e prekshme në këtë drejtim.
 
Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë gjatë prezantimit të projektligjit të energjisë, në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, tha se gjatë kësaj periudhe janë rritur ndjeshëm arkëtimet ndërsa tha se humbjet në rrjet kanë shënuar rënie.

Pas ardhjes në pushtet të së majtës humbjet në rrjetin energjetik kanë shënuar rënie të ndjeshme duke zbritur në shifrën 37 për qind, e rrjedhimisht janë rritur ndjeshëm arkëtime në këtë sektor. Gjatë seancës dëgjimore për projektligjin e sektorit energjisë elektrike kryetari i ERE Petrit Ahmeti, theksoi domosdoshmërinë e disiplinimit të sektorit në mënyrë që rezultatet të vijojnë të jenë të prekshme.

Matësat inteligjent të energjisë elektrike u bënë pjesë e debatit në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, për demokratët vendosja e matësve të tillë nuk e zgjidh problemin në sistem, ndërsa drejtuesi i ERE tha se projekti do të japë rezultate pozitive.

Deputetet e mazhorancës dhe opozitës në komision kërkuan që parashikimet ligjore të përcaktojnë qartë rolin që ka ere në blerjen e energjisë në raport me operatorët e shpërndarjes dhe të transmetimit të energjisë.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese

Inter, presidenti Zhang letër tifozëve: Klubi është në rrezik, sjellja e Oaktree zhgënjyese