ERE shtyn vendimin
për rritjen e energjisë
ERE shtyn vendimin <br />për rritjen e energjisë<br style=

TIRANE- Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE) ka shtyrë mbledhjen për të vendosur çmimet e reja të energjisë për vitet 2012-2014 për tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST dhe për pasojë, për gjithë konsumatorët që furnizohen nga linjat e ndryshme të energjisë.

Rregullatori i energjisë ka shtyrë mbledhjen ku pritet të merret vendimi për çmimin e energjisë elektrike.

Kryetari i ERE, Sokol Ramadani, tha se do të bëhet nje rifreskim i të dhënave për investimet e kompanisë CEZ.

“Kemi disa paqartësi lidhur me investimet dhe planin e tyre në hidrocentralet e Ulzës, Bistrica dhe Bistrica 1. Për këtë arsye vendimi për ndryshimin e çmimit të energjisë do të merret javën e ardhshme” tha Ramadani.

Ky vendim vjen pas debatit publik që ERE zhvilloi në 30 nëntor me grupet e interesit ku u dëgjuan argumentat e tre kompanive OST, KESH dhe CEZ për rritjen e çmimit të energjisë për vitet 2012-2014.

Drejtori juridik Eduard Elezi deklaroi për median se fillimisht do shqyrtohet plani i investimeve të KESH e CEZ, e OST, më pas do të diskutohet për cmimin e energjisë. Elezi tha se nuk ka një afat të saktë se kur do të merret vendimi, por siguroi se ERE do të marrënjë vendim që është në mbrojtje të konsumatorëve.

PROPOZIMET
CEZ kërkoi mosndryshim të tarifës nëse zgjidhen problemet financiare CEZ-Shtet-KESH, në të kundërt, një rritje e tarifës 4,6% më shumë se në vitin 2011.

KESH-i kërkoi rritjen e çmimit të energjisë që ia shet CEZ-it me 5,2 lekë/kwh për vitet 2012-2014, duke argumentuar se duhet të mbulojë shpenzimet për përballimin e kërkesës për energji që e importon me çmime të shtrenjta dhe se parashikon rritje të kërkesës për energji 13% më shumë në vitin 2012 e në vijim, deri në 28 % deri në 2014.

OST kërkoi rritjen e tarifës mesatare të shërbimit të transmetimit të energjisë elektrike për vitin 2012 me 0.73 lekë/kwh, me argumentin se bazohet në kërkesën e CEZ për energjinë e transmetuar, nivelin e humbjeve në rrjetin e transmetimit, shpenzimeve dhe investimeve, përballimin e kostove gjatë zbatimit të programeve të investimeve.

Aktualisht, çmimi i energjisë për familjarët është 7.7 L/kWh deri në 300 kwh/muaj dhe 13.5 L/kWh mbi këtë kuotë. Tarifa aktuale e KESH -it është 0.63 L/kWh dhe e OST, 0.6 L/kWh.

Duke nisur nga 1 janari 2012 konsumatorët dhe bizneset do të kenë një kontratë të re për furnizimin me energji elektrike me kompaninë CEZ Shpërndarje.
ERE nisi në 27 shtator shqyrtimin e kërkesave për rritje të çmimit të energjisë për vitin 2012 nga kompanitë CEZ, KESH dhe OST.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg