Kukësi është përfshirë gjatë orëve të mbrëmjes nga erëra të forta, të shoqëruara me reshje të dobëta shiu. Për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, në disa zona të qytetit janë regjistruar ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike.
Shkak për këto ndërprerje janë bërë problemet e shfaqura në linjën 110 kV, e cila furnizon zonën e Kukësit me energji elektrike nga HEC-i i Fierzës, duke sjellë stakimin e saj. Ndërkohë, sipas OSHEE-së Kukës, pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa fshatra të zonës, konkretisht Nangë, Bushat, Tërthore, Shëmri, Kalimash, Kolsh dhe Surroj.
Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më parë të furnizimit me energji elektrike në të gjitha zonat e prekura.
Lajmi kryesor:
Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës








