Ergodan takon Trump në 16 maj:
SHBA mbështet milicinë kurde
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha dje se do t’i kërkojë informacion presidentit amerikan, Donald Trump për imazhet që tregojnë flamuj të milicisë siriano-kurde, Njësive për Mbrojtjen e Popullit ose YPG, në makinat e një autokolone amerikane në Sirinë Veriore.
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha dje se do t’i kërkojë informacion presidentit amerikan, Donald Trump për imazhet që tregojnë flamuj të milicisë siriano-kurde, Njësive për Mbrojtjen e Popullit ose YPG, në makinat e një autokolone amerikane në Sirinë Veriore.
Shtetet e Bashkuara dislokuan autoblinda përgjatë kufirit sirian me Turqinë në fund të javës së kaluar, në një përpjekje për të parandaluar përleshjet mes Turqisë dhe luftëtarëve kurdë në Siri.
Autokolona me flamuj amerikanë qarkulluan përgjatë kufirit sirian me Turqinë të premten dhe të shtunën. Por në mediat sociale qarkulluan gjithashtu pamje ku shfaqeshin flamuj kurdë në automjetet amerikane.
"Do t’ia tregojmë këto pamje Presidentit Trump në takimin që do të kemi më 16 maj".Shtetet e Bashkuara i mbështesin milicitë kurde që luftojnë ekstremistët e Shtetit Islamik, por Turqia, vend aleat i Amerikës, i quan ata grupe terroriste.
"Përderisa jemi kundër terrorizmit ndërkombëtar si partnerë, ne do t’ua tregojmë fotografitë dhe t’i pyesim se për çfarë bëhet fjalë. Nëse lufta kundër terrorizmit nuk kryhet me një platformë të përbashkët, ajo që po na ndodh ne sot, do t’i ndodhë dikujt tjetër nesër”.
Demonstrimi i forcës në anën siriane të kufirit, vjen pasi forcat turke ndërmorën goditje ajrore kundër forcave kurde në Siri. Kurdët e Sirisë, dolën në protestë duke thënë se sulmet shkaktuan vdekjen e civilëve në atë zonë.
"Që në mëngjes herët, banorët filluan të shkonin drejt Tel Hamisit për të denoncuar sulmin e Erdoganit ndaj qytetit Karachok dhe vrasjen me urdhër të tij të civilëve të pafajshëm në atë zonë. Ata denoncuan gjithashtu sulmin e Erdoganit në Rojava.
Që synon të trazojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon”. Presidenti turk paralajmëroi dje me rifillim të veprimeve ushtarake kundër kurdëve në Irak dhe Siri.
"Nuk do të japim datën dhe kohën se kur do të vijmë. Por ata e dinë që ushtria turke mund të shkojë në çdo kohë në vende të tilla. Ata duhet të kenë frikë dhe jo ne të jemi të shqetësuar”.
Qeveria turke është e përfshirë në luftën kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik si në Siri, ashtu edhe në Irak, por Ankaraja druhet se milicitë kurde në ato vende mund të bashkohen me kryengritësit kurdë në Turqi për të shkëputur një pjesë territori për një shtet të pavarur kurd.
Presidenti Trump ka thënë se synimi kryesor amerikan në Siri është që të mposhtë Shtetin Islamik./
Zëri i Amerikës
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
40.6%
-
Jo
48.7%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 8204
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Edison Ypi: Rruga
31 Korrik, 14:14
-
Veliaj prezanton projektin për rehabilitimin e Lanës nga ‘Pallati me Shigjeta’ te rruga ‘Teodor Keko’: Vijojmë transformimin e qytetit, kush preket do përfitojë banesë të re
31 Korrik, 14:11
-
GJKKO lë 'arrest me burg' kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka mohon akuzat! Në seancë shkon dhe Dumani! KLP e pezullon nga detyra
31 Korrik, 14:02
-
Wisner, mbyll misionin zyrtari amerikan: Jam kuq e zi, tradia e vyer e shqiptarëve
31 Korrik, 13:42
-
Zjarri në Shëngjin, Çako: S’ka më vatra, situata në kontroll! Do vlerësohen dëmet
31 Korrik, 13:33
-
Lezhë, përshtatën lokalin për prostitucion, shisnin dhe kokainë, arrestohet pronari e 5 të tjerë, 1 në kërkim
31 Korrik, 13:30
-
Gjirokastër/ Dogjën sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, 2 në hetim
31 Korrik, 13:23
-
Operacioni 'Plumbi i artë'/ SPAK zbardhi dhe atentatin ndaj vëllezërve Baho, 5 vite më parë, njëri u vra tjetri u plagos
31 Korrik, 13:11
-
Operacioni i SPAK, urdhër arrest edhe për shefin e Krimeve në Durrës, Agostin Çinari
31 Korrik, 13:09
-
Puthje dhe përqafime 'pasionante' mes Macron dhe ministres së Sportit! Fotot bëjnë xhiron e rrjetit
31 Korrik, 13:06
-
'Plumbi i Artë 2'/ Zbardhet masakra e Bradasheshit, ku u vra dhe vëllai i Erjon Alibejt! Zbulohet dhe ekzekutimi i Klevis Kapllanit, miku i Nuredin Dumanit
31 Korrik, 12:53
-
Dosja 5D/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë! Në fuqi sekuestro e pasurive për Mariglen Qaton e Redi Mollën
31 Korrik, 12:46