TIRANË – “Bëj biznes zotni Mark, mos u bëj Lul!” (duke ju referuar kryetarit të PD-së Lulzim Basha). Kjo është përgjigja që deputeti socialit Erjon Braçe i ka dhënë kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford, i cili tha disa ditë më parë për mediat se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës asnjë qytetar nuk dënohet me burg nëse nuk merr kuponin tatimor për një shërbim të marrë.
Në një reagim të gjatë në rrjetin social Facebook, Braçe ka publikuar edhe një faksimile të nenit të ri në Kodin Penal, ku specifikohet se: Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm apo ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve, moslëshimi i kuponit tatimor përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim.
“Zotni Mark; Bëj biznes, mos u bëj Lul! Për Lulzim Bashën e kam, njeriun "politik" që as di e as lexon. Lexova me shumë vëmendje përgjigjen që drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë, kish kthyer për një pyetje lidhur me kuponin tatimor. Kish thënë: Në Amerikë nuk dënohet me burg qytetari kur nuk merr kuponin tatimor! Edhe këtu Mark, kështu ndodh; nuk ka ligj që e fut qytetarin në burg pse nuk merr kuponin; nuk ka projektligj apo ligj që pret të hyjë në fuqi, që e fut qytetarin në burg pse nuk merr kuponin!! Pooo, është e vërtetë që ne po nxisim qytetarët të kërkojnë kuponin tatimor, duke mos falur asnjë qindarkë TVSH të paguar, arkëtuar pa regjistruar e deklaruar. E thjeshtë; janë paratë e qytetarit, jo të tregtarit!! Në anë tjetër, ajo që po kërkojmë të ndëshkojmë, ka të bëjë me biznesin që shet pa kupon, pa faturë, pa dëftesë tatimore; shkurt, në mënyrë të paligjshme. E thjeshtë; Eshtë qartësisht evazion!! Të shesësh mall apo shërbim pa faturë, fsheh xhiron, fsheh të ardhurat, fsheh fitimin, mashtron me tatimin mbi fitimin, mashtron me TVSH!! Fiton para në mënyrë të paligjshme! Për këtë shkon në burg në Gjermani, Spanjë, Slloveni, Kroaci, Serbi”, shkruan deputeti socialist, njëherësh kryetar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë.
Në shkrimin e tij në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, Braçe thotë se vlerëson përvojën e kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë mbi transaksionet në bankë. “Aty duhet të shkojmë, por me radhë. Unë njoh biznese që gjithçka e kanë çuar drejt Bankës, me të kryejnë cdo veprim biznesi”, thotë Braçe.
Por edhe në këtë rast, deputeti socialist ndaj dy shqetësime: “Sa ndër anëtaret e Dhomës së zotit Mark e bëjnë këtë, pra kryejnë punët me Bankën?; Sa ndër bankat anëtare të Dhomës së zotit Mark kanë ulur kostot për biznesin, komisione, interesa dhe kohë mbi të gjitha? Organizatat e biznesit nuk janë për politikë; organizatat janë për të lehtësuar cilindo anëtar të tyre për të qenë i ligjshëm. Ndaj, bëj biznes zotni Mark, mos u bëj Lul!!”, - përfundon Braçe.
Reagimi i kreut të Dhomës Amerikane të Tregtisë Mark Crawford erdhi në përgjigje të pyetjet që kryeministri Edi Rama ngriti ndaj këtij institucioni që së fundi ka sulmuar operacionin kundër informalitetit që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Shefi i mazhorancës e ftoi Craënford të tregojë se çfarë ndodh në SHBA nëse nuk merr kuponin tatimor.
“Në SHBA çdo shtet ka ligjet e tij, por nuk e di që të ketë shtet që burgos qytetarët se nuk marrin kuptonin tatimor”, iu përgjigj kreu i DHAT Ramës.

Redaksia Online
(Greta Malaj/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com