Erion Braçe: Po na cenojnë imazhin e shalqirit të Divjakës, shitësit në Tiranë të mos e dëmtojnë prodhimin tonë

Deputeti socialit Erion Braçe ka shfaqur një ‘ankesë’ në rrjetet sociale, ndërsa thotë se tregtarët në Tiranë po i dëmtojnë imazhin shalqirit të Divjakës. Ndërsa ka ndarë një video nga fushat e Divjakës me shalqinj, Braçe shkruan shumë njerëz i janë ankuar se kur blejnë shalqi në Tiranë shitësit i thonë që është marrë nga Divjaka.

Por, Braçe thotë se shalqiri i Divjakës ka mbaruar, ndërsa me atë të Cermës e Sulzotajt po furnizohen hotelet vijës bregdetare. Në fund ai e mbyll postimin me një apel për tregtarët që të mos cenojnë imazhin e shalqirit të Divajkës.

“Ky është shalqini ynë, kjo madhësi e kjo cilësi. Më janë ankuar shume këto ditë, njerëz që blejnë shalqi në Tiranë; u thonë qe “është i Divjakës”! Në fakt nuk është as i Divjakës-ai ka mbaruar, as i Cermës e as i Sulzotajt-ai po shkon ne hotelet e gjithë vijës bregdetare.

Dhe është ky që po shihni, kështu është shalqini ynë. Do ju lutesha shitësve në Tiranë, të mos dëmtojnë prodhimin tonë, të mos i cenojnë imazhin me çdo lloj shalqini të pjekur e të papjekur, nga çdo vend i Shqipërisë, që mbajnë në stenda”, shkruan Braçe.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Rama uron 1 majin me pamje nga Thethi: Suksese njerëzve të punës

Rama uron 1 majin me pamje nga Thethi: Suksese njerëzve të punës