TIRANË- Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj Andi Bushatit pas deklaratave të bëra nga ky i fundit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”. 

“Një fashist që bën si komunist thotë se do e kishte për nder të ishte në protestë bashkë me llumin! Por ama nuk del atje! Është trim me gojë” ka shkruar Braçe për Bushatin në një postim në rrjetin e tij social twitter.

Braçe nuk ndalet duke thëne se “Kush ka vjedhur 20 milion euro tek Unaza mor mashtrues? Kush? Si? A e di qe atje vijon puna me një tjetër projekt, me një tjetër proces, me një tjetër kosto dhe deri tani as është paguar 20 milion euro?!”

“Këte fshistin analist në Top Channel, e njoh për cingijen më të ndyre të një banditi në Shijak; pastaj e kam parë në një video ku bënte cingijen në një banjo restoranti ne plazh Durrës! Cingije me te neveritshme se ky nuk ka në televizione!” ka shkruar ai në postimin e fundit.

Postimi i plotë i Erion Braçes në twitter:

“Nje fashist qe ben si komunist ne Top Channel, thote se do e kishte per nder te ishte ne proteste bashke me llumin!! Por ama nuk del atje! Eshte trim me goje!”

“Nje idiot i ri ne Top Channel qe jep mend per te gjithe, thote se Klodjan Rasha u vra per shkeljen e ores policore! Ky soj qe me turret mua kur ngre nje akuze me letra ne dore duke ulerire respekto prokurorine, jane bere hem prokurore e hem gjykates!”

“Perseri fashisti qe ben si komunist ne Top Channel; Une nuk shes menderen per leke! Ka te drejte! Ky shet cdo gje jo vec menderen! Kurre se ka bere nje deklarate per te ardhurat pavaresisht vilave ku rri! Kurre nuk eshte kontrolluar per te ardhurat e tij! Shitja dhe paraja kjo!”

“Idioti i ri ne Top Channel po behet shembullor; Dhuna ne Tirane eshte simbolike! Ky eshte i vetmi idiot ne qarkullim qe sulmin mbi semaforet, muzeun kombetar vecanerisht e quan dhune simbolike! Tani cfare simbolike ka shkaterrimi i muzeut kombetar?! Ma thoni!”

“Kush ka vjedhur 20 milion euro tek Unaza mor mashtrues? Kush? Si? A e di qe atje vijon puna me nje tjeter projekt, me nje tjeter proces, me nje tjeter kosto dhe deri tani as eshte paguar 20 milion euro?! Po si ka mundesi qe ske as fytyre e as turp kur e verteta eshte tjeter?”

“Ja qe rrjedhja eshte edhe publike, edhe ne televizion, Top Channel me ngjyra ngjyra; Profesori qe deri dje mallkonte shqiptaret qe votonin, sot identifikoi policine duke e ndare nga Lumi i Vlores dhe nga Lumi i Elbasanit! Fazhizmi rracizmin ka ne baze!”

“Kete fshistin analist ne Top Channel, e njoh per cingijen me te ndyre te nje banditi ne Shijak; pastaj e kam pare ne nje video ku bente cingijen ne nje banjo restoranti ne plazh Durres! Cingije me te neveritshme se ky nuk ka ne televizione!”