'Taksa', Erion Kristo: Rruga e Kombit është larë me gjak, po na vjedhin

Pedagogu dhe analisti Erion Kristo ka shpërthyer kundër taksës së re në Rrugën e Kombit që pritet të aplikohet në prill, duke akuzuar shtetin se po vjedh shqiptarët për të disatën herë.

Duke folur në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV, Kristo kujton se në atë rrugë që është ndërtuar me paratë e shqiptarëve, kanë humbur jetën qindra njerëz për shkak të cilësisë së dobët.

“Një herë e vodhën që e bënë, herën e dytë e vodhën sepse e bënë shtrembër. E dini se sa njerëz kanë vdekur në atë rrugë? Keni ndonjë ide? Kanë vdekur me dhjetëra, është larë me gjak ajo rrugë. Pra është vjedhur gjithë leku i sigurimeve, makinave, gjyqeve etj. Ku është qesharakja që do të vidhet prapë? Nëse kompania që do të bëjë koncensionin nuk arrin 8 milionë euro në vit fitime, do t’ja paguajë shteti. Pra do vidhet 4, 5, 6 herë, pra sa herë të mundet”

Erion Kristo, pedagog, gazetar

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare

Rëzimi i avionit, Azerbajxhani shpall 26 dhjetorin ditë zie kombëtare