TIRANË - Minisitri i ri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj ka prezantuar sot shefin e ri të kabinetit të ministrisë që drejton.

Ai është: Alfred Nurja. Sipas karakteristikave që rendit Veliaj, Nurja është i diplomuar në "Fletcher School of Law and Diplomacy", ndihmës i disa ambasadorëve amerikanë në Tiranë, drejtues në World Vision dhe USAID.

"Fredi, mirë se erdhe në ekip!", shkruan Veliaj në faqen e tij në Facebook, ku postoi dhe njoftimin për afërsisht 70 mijë miqtë dhe vizitorët e faqes së tij.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)