Kombinatit i shtohet një çerdhe e re për fëmijët e zonës. Bashkia e Tiranës ka rikualifikuar disa ambiente të pashfrytëzuara më parë, duke i shndërruar ato në një çerdhe për fëmijët e Kombinatit. Ambientet e reja u inspektuan edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se një meritë e veçantë për hapjen e kësaj çerdheje kanë edhe prindërit e fëmijëve që mundësuan një pjesë të pajisjeve dhe orendive.
“Jam shumë entuziast që në prag të Vitit të Ri fillojmë një çerdhe e re. Dua të falenderoj të gjithë banorët e Kombinatit. Ashtu siç e thotë ajo shprehja, duhet një fshat për të rritur një fëmijë; na duhet një komunitet që të bëjë një çerdhe sepse nuk mjafton vetëm infrastruktura që siguron Bashkia, por gjithë dashuria e prindërve, kontributet e vogla, një krevat, një set enësh dhe kur të gjithë kemi kontribuar sadopak, edhe investimi ruhet. Jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që kanë kontribuar”, tha Veliaj.
[gallery]20352[/gallery]
Ai theksoi se ky vit që po mbyllet mund të konsiderohet edhe si viti ku fokusi kryesor i punëve që ka bërë bashkia ka qenë te e ardhmja e qytetit, që janë fëmijët.
“Ky ka qenë një vit me shumë punë, por nëse do ketë një punë që do mbahet mend, ka qenë fokusi i jashtëzakonshëm te fëmijët; Tirana nuk është perfekte, ka ende shumë probleme, kemi ende shumë punë për të bërë, por di të them që ndihem shumë mirë me ç’kemi bërë për çerdhet e kopshtet sepse besoj se kemi filluar mbarë, jo duke bërë llogaritë për zgjedhjet e ardhshme, por për gjeneratën e ardhshme. Vetëm kështu mund të ecë përpara Tirana, me fokus te puna, tek e ardhmja, duke shpresuar gjithmonë me optimizëm se ditët më të mira i kemi përpara”, shtoi kryebashkiaku Veliaj, ndërsa tha se puna e bërë me çerdhet dhe kopshtet do jetë etaloni dhe standardi mbi të cilin do të bëhen gjithë punët në vitet e tjera.
Zhaneta Beqiri, drejtoresha e Qendrës se Zhvillimit dhe Edukimit të Fëmijëve (QZHEF) bëri të ditur se po synohet që të ecet drejt një modeli të integruar çerdheve dhe kopshteve.
“Risia e kësaj çerdhe të re është se jo vetëm plotësojmë kërkesat për frekuentim që kemi nga komuniteti, por ajo që është më e rëndësishme dhe që i mëshojmë çdo ditë është fakti që punohet me standard edukator-fëmijë. Në këtë çerdhe punohet për fëmijët e rritur 2-3 vjeç, një edukatore për 7 fëmijë dhe për fëmijët e vegjël, një edukatore me 4 fëmijë. Gjithashtu, brenda një viti, jo vetëm që punojmë me standarde në këtë shërbim që ofrojmë, por po mundohemi të implementojmë modelin e ri të çerdheve e kopshteve të integruara, në mënyrë të tillë që përshtatja e fëmijëve nga çerdhja në kopsht të jetë me lehtë dhe të jetë një përshtatje që garanton edukimin, zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve”, tha Beqiri.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO